Leze Qena, është një ndër emrat më të dashur të skenës së aktrimit, duke qenë se rolet që ajo zotëron, janë krejt në përputhje me realitetin.

Pavarësisht moshës që ajo ka, Lezja për asnjë moment nuk të jep vitet reale, shkruan Kosovarja.

Lezja, ka një bagazh të jashtëzakonshëm të karrierës së saj në fushën e artit, madje lirisht mund të thuhet, se ka ‘rritur’ gjeneratat e gjenerata me rolet e saj.

Tash, së fundi, gjithë energjinë super pozitive, ajo po e shfrytëzon në rolin që ka tek seriali vendor ‘Çka ka shpija’, me autor e producent Naser Rafunën.

E imazhet nga provat e këtij seriali, pa dyshim nuk janë të rralla.

Kësisoj, ju sjellim tani, ku shihet së bashku me aktorët e tjerë të këtij seriali shumë të pëlqyer.

/Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË