Personat në moshën 60-vjeçare që flenë shpesh mund të rrisin rrezikun për të pësuar goditje në tru.

Këtë e thonë studimet e fundit ku ekspertët në Kinë provuan se lodhja e tepruar dhe gjumi i tepruar është po aq i keq sa pagjumësia.

Prej kohësh, mjekët kanë paralajmëruar se privimi i gjumit shkakton presion të lartë të gjakut dhe mpiksje të arterieve.

Në studimin e tyre, shkencëtarët pyetën për zakonet e gjumit të më shumë se 30,000 njerëzve mbi moshën 60 vjeç dhe ndoqën shëndetin e tyre për gjashtë vjet.

Ata zbuluan se njerëzit që flinin më shumë se një orë e gjysmë gjatë ditës kishin 25 përqind më shumë të ngjarë të pësonin një goditje në krahasim me njerëzit që nuk flinin aq shpesh.

MUND TË JU PËLQEJNË