Një infermiere e rraskapitur pushon 5 minuta me kokën vendosur mbi tastierë, me maskë dhe doreza në një tavolinë para kompjuterit. Është koha që duhet për të rikuperuar ca energji dhe për t’u rikthyer në vijën e parë, për të luftuar me koronavirusin.

Fotografia është bërë në spitalin e Kremonës, siç raportohet nga “Il Quotidiano Italiano” dhë është bërë simbol i lodhjes ekstreme të grave infermiere, anesteziste dhe mjeke.

Fotografia është bërë nga një mjek i spitalit qendrorë në Kremona i cili teksa e postoi atë në Twitter shkruan:

“Të gjithë ne jemi të gjykuar në kjo situatë – shpjegon mjeku – por infermierët më së shumti. Ata nuk kursejnë asgjë për të dhënë maksimumin. Të gjithë jemi të rraskapitur. Sapo lëmë turnin jemi të detyruar të bëjmë testin e tamponit, dhe si të mos mjaftonte lodhja na duhet të përjetojmë një tjetër ndjenjë ankthi, pse jo edhe frikë. Njerëzit duhet të marrin në konsideratë masat e shpallura nga qeveria, por ata duket se nuk e kanë kuptuar se sa serioze është situata”.

MUND TË JU PËLQEJNË