Pas një pauze të konsiderueshme në muzikë, është rikthyer Gjon Karrica-Lugati, edhe këtë herë për të sjell një projekt me një temë goditëse, shkruan “Kosovarja”

Gjon Karrica sjell për publikun historinë e një burri që vrapon pas të tjerave, duke e dëmtuar kështu rëndë jetën e tij familjare.

Këngëtari kontrovers e ka shtjelluar gjërë e gjatë këtë temë, e madje këngën e ka titullar “Kurva”.

Teksti i këngës është shkruar nga vetë këngëtari, ndërkaq muzika dhe videoklipi mbajnë vulën e Anton Nue.

Në videoklipin e këngës së re, Lugati shfaqet me shumë stil, ndërkaq elementi karakterizues është maska.

Si gjjthmonë, Karrica le shumë hapsirë për interpretime, edhe me vallëzimin që haset në disa nga skenat e videoklipit.

Ky projekt duket dhe tingëllon shumë ndryshme nga ajo çfarë është parë deri më tani në indu strinë e muzikës shqip.

/Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË