Producent Arbër Gjikolli, i njohur si Big Bang dhe shef ekzekutiv i ‘RedBox’ së fundi ka marrë pllakatin e artë nga Youtube për arritjen e një milion abonentëve në Youtube.

Për këtë sukses, nuk ka munguar as urimi i vëllait të tij, reperit Gjiko i cili ka ndarë me ndjekësit fotografin e Arbërit dhe ka rrëfyer për sfidat që ata kishin në fillim të karrierës.

“Po mdoket qe u kon dje kur jem kon tvegjel edhe e kishim ni onder , shokt tan delshin me lujt na rrishim mrenda. Ti bojshe bita une gjujsha rrima , plot kan kesh me ambiciet tana ,shume here jom nxe dojsha me ju q* robt po ti mthojshe “chill bro ju palojm me sukses” well bro fjalt e tua dolen te sakta ti e meriton qdo send qe e gzon sot ne jete edhe 10.000.000 here ma shume . URIME”, ka shkruar Gjiko.

Ndryshe, reperi ka paralajmëruar se shumë shpejt do të publikoj projektin e ri, ‘My bro’ në bashkëpunim me Butën është lansimi i tij i fundit./Indeksonline/

MUND TË JU PËLQEJNË