Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka pritur sot në takim ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt.

Gjatë këtij takimi u diskutua për masat e ndërmarra lidhur me situatën në raport me Koronavirusin, Covid –19, ku u diskutua për praktikat më të mira të preventivës dhe menaxhimit të situatës.

Ambasadori Heldt ka deklaruar se Gjermania është e gatshme që ta përkrahë Kosovën për çfarëdo ndihmë që i duhet gjatë kësaj faze.

Ndërkohë, Vitia e ka informuar ambasadorin për masat që kanë marrë.

“Plani i gatishmërisë dhe i Reagimit kundër Covid-19 i Qeverisë së Kosovës është fleksibil duke na mundësuar që ta ndryshojmë nga çasti në çast, me qëllim të përshtatjes me zhvillimet në terren. Jemi duke vepruar sipas Planit të veprimit të paraparë”, deklaroi në këtë takim ministri Vitia./FaktePlus

MUND TË JU PËLQEJNË