Krerët e Bashkimit Evropian shpresojnë që t’i kenë propozimet e gatshme për Presidentin e ri të Komisionit Evropian në samitin e radhës që mbahet më 21 qershor.

Kështu ka thënë Presidenti i Këshillit të Evropës, Donald Trusk të martën vonë.

Krerët e 28 vendeve anëtare ishin në Bruksel për një samit në të cilin u theksua një grindje në mes tyre për presidentin e ardhshëm të komisionit pas mbajtjes së zgjedhjeve.

Gjatë darkës informate, Tusk ka thënë se nuk janë përmendur emra.

“Sonte diskutuam vetëm për procesin, jo për emrat”.

Zëvendësi i Jean-Claude Juncker emërohet nga Këshilli i Evropës që përbëhet nga 28 shtetet anëtare. Ky samit mbledh vende rivale si Gjermania dhe Franca madje ‘përballë’ edhe rajone si veriun dhe jugun.

MUND TË JU PËLQEJNË