Një djalë i rënë në dashuri është duke kërkuar ndihmë për t’u ribashkuar me një vajzë që i mori zemrën, ndërsa ishin për pushime në Ibiza.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, Dan Millington, nga Warrington, po përpiqet me dëshpërim për të gjetur “Staceyn” nga Stoke-on-Trent, Angli.

Ai pretendon në Twitter se ai dhe vajza “e kishin gjetur njëri-tjetrin”, ndërsa gjendeshin në një pushim.

Por ai nuk ka asnjë mjet për të kontaktuar me 27-vjeçaren, pasi telefoni i tij me numrin e saj i ka humbur.

Apeli i tij tani është rishpërndarë qindra herë dhe ka marrë mijëra pëlqime.

MUND TË JU PËLQEJNË