Kur merr pjesë në ndonjë manifestim, aheng apo mbrëmje, krejt çka presim prej saj është eleganca dhe sharmi që të jenë me të.

Është kjo artistja e popullarizuar dhe shumë e ndjekur, Gili, e cila po i qëndron mjaft mirë kohës duke u shfaqur tejet koherente.

Siç kuptuam, nga mbrëmja e kaluar, edhe ajo ishte prezente në ahengun më madhështor në familjen e Remzie Osmanit, e cila nuk dallohej nga “çikat e reja”.

E bukur, elegante, dhe shumë në formë, Gili po që ishte shndërruar ndër yjet e natës, ku edhe la përshtypjen e një vajze shumë të re me linjat më perfekte tek të ftuarit që nuk ishin edhe të paktë.

Jo më kot, u vërejt prezenca e saj në çdo hap që bënte, pasi jo vetëm që ia doli të adhurohet edhe në këtë natë, por gjithashtu bëri me dije se tashmë hapat e modelizmit i kishte mësuar si më së miri.

Epo, kështu e ke kur me vite e ruan të njëjtën pamje dhe interes, duke i qëndruar besnik publikut për atë çfarë e deshi dhe vazhdojnë ta duan.

E, kjo fotografi është dëshmi e pafund, të cilat dita ditës po e ngritin Gilin në karrierë më të fuqishme dhe të garantuar. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË