Hamza e Gëzimja janë çifti i famshëm i estradës, të cilët u përfolën e komentuan tash e sa kohë falë nënës, përkatësisht vjehrrës Remzie Osmanit.

E patën fatin t’i njohin me mijëra njerëz e tani jetojnë më këtë famë e vëmendje nga publiku, shkruan “Kosovarja”.

Më fort se Hami pjesë e mediave rozë ka qenë Gëzimja, nuse kjo e traditave dhe zakoneve që çdoherë ka sjellur imazhe duke respektuar dhe praktikuar ato.

Pas martesës çifti shijuan muajin e mjaltit duke shëtitur botë, e këto shetitje nuk po ndalen as tash.

Vazhdimishti shihen në vende të ndryshme bashkë me familjen e veçmas. Gëzimja dhe Hamza vlerësohen si një çift i lumtur të cilët e duan dhe respektojnë njëri-tjetrin.

Dashurinë e tyre e shfaqin edhe në publik qoftë me imazhe apo me dedikime për njëri tjetrin.

Kësaj radhe është Gëzimja ajo e cila ka publikuar një foto të bashkëshortit të cilin e quan zemër./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË