Gëzime Krasniqi vazhdon të jetë emër i njohur dhe shumë i komentuar në mediat rozë.

Reja e Remzie Osmanit është nga femrat që konsiderohet më e bukura prej nuseve të estradës, e cila ka marrë vëmendje të vazhdueshme nga publiku, shkruan “Kosovarja”.

Duke qenë se mori famë për një kohë të shkurtër, ajo ishte e vëmendshme dhe e kujdesshme që të flitej mirë për të duke paraqitur vetën si një nuse që respekton traditat, familjen e rrethin e gjerë shoqëror.

Shpesh është deklaruar për respektin që ka për vjehrrinë e kunatën duke qenë pranë tyre e duke ua plotësuar dëshirat.

Kurse sot vjen me fjalë të mira për kunatën e saj Riolën. Vajza e Remzies po feston ditëlindjen, me ç’rastë e kanë uruar nëna e vëllai i saj. Por urimi i Gëzimes ishte i veçantë, duke e quajtur atë motër.

“Urime ditëlindjen motrushe”, ka shkruar Gëzimja pranë imazhit me të, në një storie në Instagram./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË