Modelja argjentinase, Georgina Rodríguez, nuk është se nuk njihet në botën e modelimit, por duket se lidhja me futbollistin e famshëm, Cristiano Ronaldo i ka dhënë asaj edhe më shumë famë.

Ajo është nënë biologjike e vajzës së yllit portugez, ndërsa shpesh kemi parë se ajo kujdeset edhe për fëmijët e tjerë të Ronaldos, shkruan Indeksonline.

Ata si familje janë transferuar në Itali, pasi Ronaldo nënshkroi me Juventusin, ndërsa ajo nuk lë lojë pa qenë në stadium.

Juventusi luajti mbrëmë me Napolin, ku Juve shënoi fitore prej 3:1, ndërsa Ronaldo edhe pse nuk shënoi gol u shpall lojtari i ndeshjes.

Ky fakt duket se e lumturon pamasë të dashurën Georginën, e cila u shfaq tejet tërheqëse na stadium.

Në Instagramin e saj zyrtar ka shkruajtur: “Ti gjithmonë transformon pengesat që të dalin në rrugë me forcë dhe tregon se ti vazhdimisht rritesh dhe tregon sa të madh jeni. Faleminderit që na e bën të gëzohemi çdo lojë. Gjithmonë më shumë dhe më mirë. Të dua”.

MUND TË JU PËLQEJNË