Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Genta Ismajli dhe biznesmeni turk Hysen Usta po jetojnë historinë më të bukur të dashurisë.

Dyshja kanë zyrtarizuar lidhjen e tyre dhe në një intervistë të dhënë së fundmi për “Prive”, Genta u shpreh se mendon të bëhet nënë.

“Definitivisht dua të bëhem nënë. Jam duke menduar të bëhem nënë, është ndër dëshirat e mia më të mëdha”, tha ajo.

Në një foto të publikuar së fundmi nga Usta, të gjithë po dyshojnë se ky moment ka ardhur dhe dëshira e këngëtares po bëhet realitet! Në foton në fjalë, Genta shihet pranë partnerit e veshur me një fustan të gjatë dhe në sy bie barku më i rrumbullakosur se zakonisht.

Ky detaj është vënë re dhe nga fansat të cilët kanë pyetur në komente nëse Genta është shtatzënë, madje të tjerë e kanë bërë fakt të kryer duke e uruar për shtatzëninë.

Megjithatë gjithçka mbetet thjesht një aludim, pa një konfirmim zyrtar nga çifti.

MUND TË JU PËLQEJNË