Shtypi i shkruar në Shqipëri ndërpret botimin për të mbrojtur lexuesit dhe kjo masë do të jetë në fuqi deri në një vendim tjetër të gazetave.

Gazeta “Panorama” dhe “Panorama Sport”, ndalojnë përkohësisht botimin edhe në print.

Mund të numërohen me dhjetëra arsye për ndalimin e botimit të një gazete, por askush nga ne, gazetarët e “Panorama” dhe “Panorama Sport”, nuk do të rendiste as në fantazinë me të shfrenuar, ndalimin e botimit për shkak të një virusi.

I paralajmëruar prej ditësh në faqet e gazetës, sot COVID-19 është një fakt edhe në Shqipëri. Do të ishte jo fort e arsyeshme nga ne, t’ju kërkonim të dilnit nga shtëpia të blinit gazetën gjatë këtyre ditëve. Do të ishte aventurë shumë e rrezikshme nga ju, të nderuar lexues, të dilnit nga shtëpia për të blerë gazetën.

Ndaj sot, pas një debati të gjatë, mes shembjes së një tradite të botimit ditor të shtypit të shkruar dhe rrezikut potencial ndaj lexuesve tanë, vendosëm të ndalojmë hedhjen në treg të gazetës “Panorama” dhe “Panorama Sport”, deri në mbarimin e gjendjes së jashtëzakonshme të shtetrrethimit. Të gjithë lexuesit tanë mund të na ndjekin lajmet tona, duke klikuar në uebin tonë www.Panorama.al.

Po ashtu masa mbrojtëse për lexuesit e saj “Gazetare Shqiptare”, gazeta e parë shqiptare në treg, e cila detyrohet të mbyllë botimin deri në një njoftim të dytë. Lajme e “Gazetare Shqiptare”, do të mund t’i lexoni në version prit të saj, në www.gazetashqiptare.al

Ashtu siç e kishim parashikuar, virusi del nga kontrolli, nëse ne nuk marrim masa ekstreme. Ju falënderojmë, dhe me shpresë të madhe, do shihemi shumë shpejt.

MUND TË JU PËLQEJNË