Sot kulla e Gecëve ka pasur një mysafir special.

Gazetari Antony Loyd prej The Times ka qenë sot mysafir i familjes Geci.

Këtë e ka konfirmuar vetë Gani Geci i cili ka treguar për raportimet e guximshme të Loyd gjatë kohës së Luftës në Kosovë.

Gjithashtu Geci ka shtuar se me Loyd biseduan rreth Komunikatës nr 59.

Këto Gani Geci i ka bërë të ditura në rrjetin social Facebook.

Ky është postimi i plotë i Gani Gecit në Facebook:

Të dashur miq,

sot në kullën tonë pas 20 viteve liri ishte gazetari i luftës së gazetës prestigjioze londineze “The Times”, Antony Loyd (Entoni Lloit), gazetari më i guximshëm në kohën e Luftës në Kosovë gjatë vitit 1998/99 ai bashkë me gazetarin Philip Smaker dhe Kurt Shok informuan opinionin botëror për gjenocidin serb kundër popullatës civile në Kosovë.

Interesimi i tyre në 20 vjetorin e lirisë ishte rreth Komunikates nr. 59 dhe vrasjet politike të anëtarëve të LDK pas luftës ne Republikën e Kosovës, me theks të veçantë kishte interesimisim për Komunikatës nr 59 dhe pasojat e saj.

Falenderojmë Mbretërinë e Bashkuar, SHBA-në, Gjermaninë, NATO-n dhe botën perëndimore për çlirimin e vendit tonë nga okupatori serbë.

Zoti e bekoft botën Perëndimore!

Zoti e bekoftë Kosovën!

MUND TË JU PËLQEJNË