Me kalimin e viteve bëhet gjithmonë e më e rëndësishme t’i japësh përparësi shëndetit, mendor dhe fizik. Disa minuta në mëngjes në të mirë të shëndetit janë një kurë e mirë, këshillojnë mjekët, sepse para se të bësh gjithçka tjetër gjatë ditës, marrja me veten duhet të jetë në plan të parë.

Sipas një studimi të fundit në Britani, ka rezultuar se të gjitha gratë e shëndetshme, 40, 50 apo 60-vjeçare kanë krijuar rutinën e tyre të mëngjesit dhe janë të lumtura, të forta dhe plot vitalitet. Por e dini cila është gjëja më e rëndësishme që nuk e lënë asnjëherë? Mëngjesi! Nuk dalin kurrë nga shtëpia pa ngrënë mëngjes!

Për të gjitha ato që e braktisin vaktin e parë të ditës, ka lajme të këqija: po i bën shëndetit një dëm të madh. Jo vetëm që braktisja e mëngjesit ngadalëson metabolizmin, por të bën edhe të ndihesh më e lodhur dhe më pak produktive në punë. Para se të nisësh ditën e gjatë, duhet t’i japësh trupit ushqim që të prodhojë energji – ky është çelësi. Pastaj, mos harroni rrudhat! Edhe ato duhen ‘mbushur’ në mëngjes.

MUND TË JU PËLQEJNË