Lidhjet mund të jenë mësuesit tonë më të mirë. Ato na shtyejnë dhe na tërheqin. Lidhjet na ndihmojnë ta njohim vetën më mirë, anën tonë të errët, dhe të dobët.

Të jemi në një lidhje të përkushtuar është sikur ta rritni një qenush të vogël. Në fillim është e egër dhe e patrajnuar, që zakonisht falet për shkak se është e lezetshme, por me kohën disa ditë bëhen më të vështira sesa të tjerat. Në këto ditë të vështira ne jemi njerëz dhe të gjithë gabojmë.

Gabimet janë të falshme, prandaj këtu i gjeni disa gabime që duhet t’i shmangni kur jeni në një lidhje serioze.

Të fajësojmë
Të fajesojmë partnerin/partneren është diçka e zakonshme në një lidhje. Fajësimi vjen nga frika. Frika nga kush? Nga paraqitja e të qenit të dobët, transmeton lajmi.net.

Nëse nuk e bëni shprehi të fajësoni njëri tjetrin do e shihni se sat ë sigurt dhe të lirë jeni në lidhjen tuaj.

Mohimi
Ta mohoni që nuk keni problem në lidhjen tuaj, është sikur të I lini detyrat e shtëpisë për në fund të vitit. Ju e fshehni atë, sepse e dini që do ju dhemb dhe do jetë stresuese. Lidhjet janë punë e vështirë, dashuria është një vendim dhe përkushtim që e bëni jo vetëm ndaj partnerit/partneres, por edhe ndaj vetës tuaj.

Të mbani inat
Inati vjen në shumë forma.d Të mbani inat nënkupton që ju nuk jeni në gjendje të vazhdoni përpara dhe të shijoni gjërat e së ardhmes. Kjo është një shprehi shumë e keqe, që ju bënë dëm në lidhje

MUND TË JU PËLQEJNË