Këta burra, me plisa të bardhë, nuk janë shqiptarë. Janë futbollistë kroatë të Osjekut të Kroacisë, të cilët janë fotografuar në Aeroportin e Beogradit, pas ndeshjes në Prishtinë.

Lojtarët dhe drejtuesit e ekipit kanë vendosur plisa në kokë, në shenjë respekti për popullin shqiptar.

Fotoja është e realizuar në Aeroportin e Beogradit, në vitin 1973.

Duhet kujtuar se Prishtina nuk kishte arritur qëllimin këtë vit të ngritët në elitën ish-jugosllave, sepse të dyja takimet i kishte humbur me 1:0, përkatësisht 2:1, nga Osjeku, në gjysmëfinalen e play-off-it.

 

MUND TË JU PËLQEJNË