Në varrezat monumentale Don Alessandro vesh maskën dhe të afërmit shumë pak janë në një distancë të sigurt. Covid-19 shqetësoi përshëndetjen e fundit

Në varrezat monumentale prifti Don Alessandro kohët e fundit vendos një mashkë dhe të afërmit e të vdekurit qëndrojnë në një distance prej 1 metër.

Koronavirusi ka frikësuar dhe shqetësuar të gjithë ku askush nuk po përshëndetet, përqafohet, apo japin dorën.

E dhimbshme kjo në rastet e një funeral, ku askush nuk mund të ngushëllojë familjarët e tij apo t’ja bëjnë dhimbjen pak më të lehtë duke i shtrënguar dorën apo duke i dhuruar një përqafim.

Koronavirusi nuk ka mbyllur varrezat, është ligji i vetëm në fuqi sepse çdo ditë po vdesin njerëz. Tani ekziston vetëm një lutje e shpejtë dhe një numër i vogël njerëzish që i japin lamtumirën e fundit të vdekurti.

Kompanitë e varrimit kanë për detyrë të këshillojnë të afërmit e të ndjerit të mos lejojnë që shumë njerëz të marrin pjesë në varrim, dhe të gjithë i respektojnë rregullat. Rreziku i infektimit shmanget duke hequr në mënyrë efektive ngushëllimet, mundësinë e qëndrimit të bashkuar në kujtesë dhe dhimbje.

Gjatë një ceremonie mortore një e ve shprehet se burri i saj ka dashur githmonë njerëz përreth dhe është e dhimbshme ta lesh këtu atë vetëm. “Shpresoj të më falësh”, shprehet ajo.

Djali i tij shprehet: “Kjo nuk është funerali i babit, ai meriton shumë më tepër, kur të mbarojë të gjithë do të organizojmë një aheng të madh ku do të ftojmë të gjithë miqtë e tij, dhe të gjithë do të qeshim së bashku ashtu si ai donte dhe ne mund të përqafohemi më në fund njëri-tjetrin”.

MUND TË JU PËLQEJNË