Vetëm në 24 orët e fundit në Itali kanë humbur jetën 969 shtetas të prekur me koronavirus. Kjo është shifra më e lartë e regjistruar që nga nisja e epidemisë COVID-19.

Numri i përgjithshëm i të vdekurve ka arritur 9.134. Sakaq vetëm sot janë regjistruar edhe 5.909 të infektuar.

Vetëm në rajonin e Lombardisë sot u regjistruan 541 të vdekur. Në këtë rajon janë evidentuar gjithsej 37.298 mijë njerëz të infektuar pas 2501 rasteve të identifikuara në 24 orët e fundit.

Ka shkuar në 86.498 numri i përgjithshëm i të infektuarve të evidentuar në Itali, ku 9.134 kanë humbur jetën, 10.950 janë shëruar, 3.732 janë në gjendje kritike dhe pjesa tjetër janë nën mbikëqyrje spitalore. /noa.al/

MUND TË JU PËLQEJNË