Çmenden çmimet në Sarandë, një copë djathë 8900 lekë të vjetra, që i bie më shumë se 7 euro.

Problemi i abuzimit me çmimet në restorantet e jugut të vendit ka filluar të shfaqet edhe këtë vit ku pronarë që duan të nxjerrin brenda dy muajve paratë e investimit janë duke shkatërruar turizmin në vend.

Një qytetar i cili është vjedhur në një farë mënyrë ka publikuar në Facebook faturën e kripur ku listoheshin edhe çmimet pa asnjë logjikë me tregun.

Kështu për shembull në faturë rezulton që një sallatë e thjesht fshati kushton 6 500 lekë të vjetra kurse një copë djath dhie kushton jo pak por 8 900 lekë lekë të vjetra.

E njëjta logjikë është ndjekur edhe në çmimet e tjera duke treguar se abuzimi me çmimet është një problem i mprehtë i turizmit shqiptar krahas infrastrukturës së dobët.

MUND TË JU PËLQEJNË