Një nga 17 pacientët e shëruar nga koronavirusi në Shqipëri,

Erind Cara,

tregoi ekskluzivisht për emisionin “Vizioni i Pasdites”, luftën më virusin që nga simptomat e para, shtrimin në spitalin e infektivit e deri në shërimin e tij.

Ai shprehu se nuk e priste të rezultonte pozitiv me koronavirus dhe simptomat i konsideronte si thjesht të një ftohjeje apo një gripi.

“Ishte një diçka që se mendoja kurrë, pavarësisht se kalova një moment ftohjeje. Një javë më parë se të rezultoja i infektuar kisha temperaturë. Fazën e keqe e kalova në shtëpi, me temperaturë e djersë… për t’u kontrolluar, sepse ndjeva vështirësi në frymëmarrje, shkova në Sanatorium, bëra një skaner. Pastaj u shoqërova në infektiv sepse ata dyshuan që ishin simptomat e koronavirus.”

I pyetur nga moderatorja Evi Reci se si është situata e tij shëndetësore momentalisht, dhe cili ka qenë reagimi i familjarëve të tij, Cara shprehu:

“Jam i qetë në shtëpi me familjen, jam shumë i lumtur. Normalisht nuk është e lehtë, por duhet të jemi të fortë… Fatmirësisht familja është shumë mirë. Nuk ka asnjë shenjë, asnjë shqetësim sa të kalojnë në fazë e testimit. Diçka e paparashikueshme, 25 vite që bëj sport, strëvitje 6 herë në javë… nuk e kisha menduar asnjëherë… E paparashikueshme… një (mënyrë si u infektova) konkrete nuk arrij ta gjej…”

Gjithashtu Cara ndau momentet e fundit me 43 vjeçarin nga Kavaja, që u nda nga jeta dy ditë më parë, të cilin e kishte shok dhome në karantinën e Spitalit Infektiv

“Në momentet që u bë keq nuk ishte me mua… por kemi pas kontakte dhe biseda.. asgjë të rëndësishme, gjëra normale që flasin dy të shtruar në spital… Faktikisht edhe për atë ishte e papritur… temperaturë, djersë… Nuk kishte probleme te tjera…”

Xhudisti Cara nuk ngurroi tu bëjë thirrje të gjithë të rinjve shqiptarë të qëndrojnë në shtëpi, dhe të japim e të marrim sa më shumë dashuri në mënyrë që situatën ta kalojmë më sukses.

MUND TË JU PËLQEJNË