Publikimi i fotografive që vënë në pah hiret e saj, nuk është diçka e panjohur për këngëtaren Fjolla Morina.

Gjatë të dielës, ajo i ka sjellë disa fotografi me kostum larjeje me ngjyrë të kaltër duke pozuar në mënyrë ngacmuese.

E shtrirë me gjoksin në plan të parë, si dhe një pozë ulur që tregon figurën trupore të Fjollës, janë imazhet e postuara në Instagram, ku numëron mbi 398 mijë ndjekës.

“Më pëlqejnë linjat e bujshme. Të jesh super e hollë, mua nuk më duket tërheqëse”, ka shkruar këngëtarja në përshkrimin e njërës prej fotografie.

Fjolla ka qenë më e tërhequr nga karriera muzikore në muajt e fundit, ndërsa u ka qëndruar pranë fansave të saj përmes imazheve të publikuara në rrjetet sociale. /Telegrafi/

MUND TË JU PËLQEJNË