Në showbizz-in shqiptar dihet prej vitesh tashmë se mardhënia mes dy këngëtareve mjaft të përfolura Fjolla Morina dhe Tuna nuk ka qenë aspak miqësore.

Vite më parë këngëtaret kanëpatur një konflikt virtual për shkak të këngës “MMV” që Tuna kishte publikuar në vitin 2014 në bashkëpunim me reperin Getoar Selimi, përmes së cilës i ishin drejtuar me një ‘diss’ disa prej personazheve të showbizz-it.

Dhe duket se së fundmi Fjolla I është rikthyer këtij “sherri” sot në Shiko kush luan”.

Mes shumë lojërave që ka zhvilluar atje, ajo në një moment është detyruar që të zgjedh me disa personazheve, atë që ajo mendon se duhet të heq dorë nga muzika.

Këngëtarja Morina zgjodhi që të qëllojë në drejtim të fotografisë së Tunës, duke treguar kështu që sipas saj është Tuna ajo që duhet hequr dorë nga ky profesion.

MUND TË JU PËLQEJNË