Shumica e njerëzve e dinë që nëse nuk plotësojmë orët e duhura të gjumit mund të kemi probleme në shëndet.

Mirëpo edhe fjetja e tepërt është e dëmshme për shëndet.

Koha e duhur e gjumit ndryshon për të gjitha moshat. Të vegjëlit kanë nevojë të flejnë më shumë. Ndërsa për një të rritur duhen 7-8 orë gjumë. Studimet e Johns Hopkins Medicine tregojnë për këtë problem.

Por nëse e teproni dhe fleni më shumë se që duhet atëherë mund të iu shfaqen këto probleme:

-Diabeti i tipit 2

-Sëmundjet e zemrës

-Obeziteti

-Depresioni

-Kokëdhimbjet

-Rrezik i madh i vdekjes nga një sëmundje e rëndë

Ndërkohë dihet se kur jeni të sëmurë mund të kërkohet që të fleni më shumë, si dhe edhe dhimbjet e shumta preferojnë gjumin si shërim. Për ndonjë simptomë duhet që menjëherë të konsultoheni me mjekun e juaj.

Normalisht preferohet që të ngriteni herët, pasi që produktiviteti është më i madh. Për këtë iu duhet që edhe të flini më herët dhe të mos e ndjekni jetën e natës./Gazeta Express/

MUND TË JU PËLQEJNË