“Falënderoj qeverinë shqiptare që nuk i ndau fëmijët e mi dhe nga viktimat e tjera!”.Këto janë fjalët prekëse të babait të dy vëllezërve nga Kosova që humbën tragjikisht jetën gjatë tërmetit vdekjeprurës në Shqipëri.

Babai i vëllezërve Abazi u shpreh falënderues për faktin që qeveria shqiptare ndihmoi familjen e tij me shumën 16.000 euro.

Mëngjesin e sotëm në familjen Abazi zhvilloi një vizitë ngushëlluese ambasadori i Shqipërisë në Kosovë Qemal Minxhozi.Arkëmorti i dy vëllezërve nga Gjilani, Isa dhe Shemsi Abazi u përcoll të enjten për në banesën e fundit. Të afërmit e të ndjerëve dëshmuan për mediat kosovare se dy vëllezërit kishin shkuar në Durrës për mbijetesë, për t’i shpëtuar varfërisë së tejskajshme.

MUND TË JU PËLQEJNË