Shpesh herë zgjohemi të lodhur dhe të pafuqishëm, saqë nuk dijmë si ta nisim ditën.

Meqenëse, ka një recetë se si kjo gjë mos t’ju përsëritet.

Konsumoni një gotë me ujë pas zgjimit, aktivitet fizik dhe dritë natyrore. Këto veprime rekomandohen të përsëriten me përpikëri çdo ditë, në mënyrë që të mos i nisni mëngjeset tuaja nën stres.

Receta për maksimizimin e performancës vjen nga Namni Goel, profesor i Psikiatrisë në Shkollën e Mjekësisë të Universitetit të Pensilvanisë (SHBA). Sipas Goel: “Mëngjesi është një moment kritik, i cili mund të vendosë për ecurinë e ditës” .

Planifiko ditën
Çdo mbrëmje, secili nga ne është i prirur të bëjë planifikim të vogël për të nesërmen, të paktën për orët e para. Ju mjafton të vendosni për rrobat që do vishni ose mbi atë që do të konsumoni në mëngjes. Edhe pse mund t’ju duken vendime të parëndësishme, ato ju “vjedhin kohë”, të cilën mund ta shfrytëzoni për të bërë diçka tjetër.

Oraret
Shkoni në shtrat dhe gjithmonë zgjohuni në të njëjtin orar, është mirë për mendjen dhe trupin. Në fakt, shpjegon Goel, ky ritual shërben për të vendosur rregull mbi metabolizmin dhe energjinë.

Një gotë ujë
Një gotë ujë çdo mëngjes shërben për të hidratuar trupin dhe për të aktivizuar metabolizmin. Trupi ka nevojë për ujë për të rregulluar, proceset e tretjes.

Meditimi
Mund të jetë një stërvitje e shkëlqyer për mendjen pasi jep energji, kreativitet dhe përqendrim.

Aktivitet sportiv
Mëngjesi herët është veçanërisht i mirë, duke i liruar ‘endorfinët’ (qetësues të natyrshëm), të cilët mbeten gjatë gjithë ditës.

Drita
Ideale është që mëngjesi të fillojë në mëngjes duke ekspozuar veten ndaj dritës natyrale, e cila pengon prodhimin e hormonit të gjumit. Për më tepër, drita e diellit është e mirë për humor.

Mëngjesi
Detyra e parë e ditës, një vakt i pazëvendësueshëm sepse jep energji dhe ul oreksin gjatë gjithë ditës. Zgjidhni proteina të shëndetshme, karbohidrate, fruta, jo ëmbëlsira dhe ushqime që përmbajnë sheqerna të këqija. Ata që e shmangin mëngjesin, janë më pak energjikë dhe më shumë në rrezik për të fituar peshë, thekson Goel në studimin e tij.

MUND TË JU PËLQEJNË