Presidenti feston ditëlindjen e 51-të Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sot feston ditëlindjen.

I pari i vendit sot mbush 51 vjet, pra ai u lind më 24 prill 1968. Është i biri i Haxhiut dhe Hyrës nga Buroja e Skenderajt.

Thaçi jeton në Prishtinë, me gruan Lumnijen dhe djalin Endritin.

Hashim Thaçi është Presidenti i pestë i Republikës së Kosovës. Ai ka qenë kryeministri i parë i Kosovës së pavarur, Ministër i Jashtëm dhe Zëvendëskryeministr në kabinetin e ri të kryesuar nga Isa Mustafa, i cili ka marrë detyrën më 12 dhjetor 2014.

Thaçi ka qenë gjithashtu kreu i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK). Ai ishte ngritur në rend të parë si kreu politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Ndërkohë, ai kishte shërbyer gjithashtu si kreu i një qeverie të përkohshme në fund dhe menjëherë pas luftës në vitin 1999./21Media

MUND TË JU PËLQEJNË