Daut Haradinaj përveç veprimtarisë së tij të bujshme në skenën politike, flitet shpesh edhe për jetën private.

Dauti dhe bashkëshortja e tij Lola janë ndër çiftet që më së shumti komentohen për raportet që kanë krijuar mes vete të ndërtuara mbi bazën e respektit e dashurisë, shkruan “Kosovarja”.

Lola njihet si një femër e bukur dhe elegante, e cila paraqitet gjithmonë plotë sharm dhe ëmbëlësi.

Dauti dhe Lola janë të martuar prej vitesh dhe së bashku kanë dy fëmijë, Davidin dhe Trojën.

E sot ka festë në familjen e tyre, kjo ngase djali Davidi ka ditëlindjen e 9-të.

Për këtë ditë të veçantë bashkëshortja e Dautit, Lola ka uruar djalin me fjalët më të mira.

Ajo publikoi dy imazhe të bukura të Davidit, ku thuri lëvdata dhe urime për të birin./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË