Feronit Shabani ose siç e njohim të gjithë Fero, është një nga reperët më të suksesshëm, i cili dallon shumë nga reperët e tjerë.

Bujë të madhe mediatike bëri lidhja me modelen Arbenita, ku padyshim si figura publike që janë nuk shpëtuan nga thashethemet e spekulimet, shkruan Kosovarja.

Pasi u tha se ata i dhanë fund lidhjes së tyre, siç shihet ata kanë vendosur të ribashkohen, por kësaj radhe nuk e kanë mbajtur të fshehtë.

Së fundmi po aludohet se çifti vazhdon te jetë bashkë pasi para disa ditësh Fero dhe Arbenita kanë filluar të ndjekin njëri-tjetrin në Instagram, dhe është Fero ai i cili bëri një veprim të papritur pasi pëlqej fotografinë e Arbenitës./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË