Shumë doktorë po fitojnë mijëra para për të kryer operacione sekrete për ‘riparimin e virgjërisë’, për ato femra që duan të tregohen të pastërta natën e tyre të martesës.

Një industri e fshehtë e “revirginisation” në Britani po lulëzon në kurriz të grave që kanë frikë nga refuzimi nga familjet e tyre tradicionale.

Besohet se qindra vajza po udhëtojnë nga jashtë për në Londër, ku ata praktikojnë procedurën ‘hymenoplastike’, duke paguar mijëra paund në një kohë.

Procedura që njihet më shumë si “riparimi i himenit” synon të krijojë iluzionin e një himeni “të pathyer”, i konsideruar tradicionalisht si një shenjë e virgjërisë.

Operacioni, i cili zgjat më pak se një orë dhe kryhet nën anestezion lokal, përfshin ndërtimin e një shtrese të lëkurës në hyrje të vaginës.

Shumica e grave që kryejnë këtë ndërhyrje nga industria e “revirginisation” janë muslimane nga familjet e Lindjes së Mesme dhe Azisë, dhe të njëjtat mendohet se janë nën presionin të jetë të virgjëra derisa të martohen.

Seksi jashtëmartesor, ose zina, është i ndaluar nga Kurani. Një hetim nga Sunday Times zbuloi se të paktën 22 klinika private po ofrojnë hipenoplastikë, kryesisht në Londër. /Indeksonline/

MUND TË JU PËLQEJNË