Të gjithë e dimë se meshkujt me sens të mirë të humorit janë të çmueshëm dhe se humori është armë shumë e fuqishme për joshjen e femrave.

Por, a vlen e njëjta gjë edhe anasjelltas?

Ndonëse meshkujt thonë se u pëlqejnë femrat me sens humori, një studim i ri thotë se kjo faktikisht nuk është e vërtetë, transmeton Telegrafi.

Paraprakisht duhet të përmendim se hulumtuesit e kanë konfirmuar konkludimin e parë: meshkujt me sens të mirë të humorit kanë më shumë shanse të kenë kontakte fizike me një femër të cilës i pëlqen humori i mashkulli.

Por, kur një femër e bën të qeshë një mashkull, kjo nuk i rrit shanset për marrëdhënie intime.

Hulumtuesit kanë nxjerrë edhe një konstatim interesant nga eksperimentet që i kanë kryer.

Ata kanë deklaruar se femrat e lidhin humorin me të qenit më mendjehapur, jo me inteligjencë.Më herët, supozimi ka qenë se femrat joshen nga meshkujt qesharakë për shkak se besojnë që lloji i tillë i meshkujve janë më inteligjentë.

Tani, hulumtuesit sugjerojnë se femrat duan meshkuj qesharakë sepse besojnë që lidhja me ta është më argëtuese dhe jeta bëhet më e lehtë.

MUND TË JU PËLQEJNË