Tërmeti i së martës solli tragjedi për shumë familje në Shqipëri. E tillë është historia e 10 vjeçarit, Alesio Cakoni.

Siç tregon daja i tij ai është hedhur nga kati i pestë i pallatit që u shemb i gjithi dhe i mori jetën motrës së tij Dritës 16 vjeç dhe babait Kastriotit.

Ndërkohë nëna e tij vijon të jetë në gjendje të rëndë në spital.

Daja tha se Alesio ka nevojë për shtëpi, pasi janë të pastrehë dhe se nuk ka ku të shkojë pas spitali.

“Do të vijë në shtëpinë time nëse nuk ka ku të shkojë. Brenda mesit të dhjetorit do ketë shtëpi për të gjithë. Të hidhet nga kati i pestë dhe të mos më ketë shok mua”, tha Rama.

 

MUND TË JU PËLQEJNË