Ditëve të fundit ka patur aderime të shumta nga ana e aktorëve, këngëtareve e stilistëve në politikë.

Kjo gjë nuk është pritur mirë nga opinioni dhe shumë nga ta kanë kritikuar artistët që bën një gjë të tillë.

Ndërsa në mbrojtje të tyre ka dalur aktori i mirënjohur kosovar, Fatmir Spahiu i cili ka thënë se është i sigurt që një kryeministër artist do të ishte më i mirë se një “politikan” klasik!

Statusi i tij i plotë në Facebook:

U knaqet tu i sha e ofendu artistat qe po hyne politike. Bash jeni shfry fort! Kjo eshte krejtesisht normale per faktin qe ata nuk rrehin, nuk ti shperthejne gumat e kerrit, nuk te pysin ku po i qon femijet ne shkolle. Ata mujne veq me nejt perball jush si thes i boksit. Eshte e çuditshme se si nuk reagoni njejte psh per arkitektet, doktoret etj qe poashtu jane profile publike e popullore! Pse eshte ky perceptim negativ per politiken e qe une jam shume dakord nuk eshte faj i artisteve por i atyre qe kane qene deri tash. Asnje artist e sportist kosovar nuk eshte fajtor per ikjen e te rinjeve nga vendi. Artistet e sportistet jane bash ne te njejten thes me qytetarin e Kosoves.
Jam i sigurte qe nje kryeminister artist do te ishte me i mire se nje “politikan” klasik!

MUND TË JU PËLQEJNË