Fatbardha Emini është zv.ministra e parë grua e emëruar në Qeverinë Kurti, e cila do të jetë Zëvendësministre e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, shkruan Gazeta Metro.

Fatbardha një juriste me profesion. Anëtare e Këshillit të Drejtorëve në Komunën e Vitisë, Drejtoreshë e Drejtorisë së Kadastrit dhe tani drejtoreshë e Drejtorisë së Arsimit.

Por, cila është karriera e saj profesionale?

Fatbardha që në moshë relativisht të re të ketë krijuar profilin e saj të konsoliduar prej një politikaneje të angazhuar. Rrugëtimi i saj politik fillon që kur ajo udhëhoqi me shumë sukses Forumin Rinor në degen e LDK’së në Viti.

Fatbardha Emini ka kryer studimet themelore dhe studimet e nivelit master në Fakultetin Juridik të Universitetit ‘Hasan Prishtina’ në Prishtinë. Ka qenë bursiste e Fondacionit KAS të CDU’së. Për disa vite ka qenë sekretare dhe ligjëruese në Kolegjin ‘Gjilani’ në Gjilan.

Nga viti 2012 e tutje Fatbardha është anëtare e Këshillit të Përgjithshëm e LDK-së. Gjatë viteve 2010-2013 ishte asambleiste në Kuvendin e Vitisë. Nga 2015-2018 ishte Drejtoreshë e Kadastrit,Pronës dhe Gjeodezisë në Viti, kurse nga marsi i 2018-es dhe aktualusht është drejtoreshë e Drejtorisë së Arsimit në Viti.

Në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës ,të cilat u mbajtën me 6 tetor, ka arritur të merr rreth 6,000.

MUND TË JU PËLQEJNË