Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, thotë se sot do të takohen me përfaqësues të Bashkësisë Islame të Kosovës për të vendosur nëse do të ndalet falja e xhumasë nesër nëpër xhami, për shkak të rrezikut të përhapjes së koronavirusit.

Qeveria e Kosovës me anë të një vendimi i ka ndaluar dje tubimet publike për shkak të parandalimit të shpërndarjes së koronavirusit. Megjithatë, akoma nuk është vendosur nëse komuniteti mysliman në Kosovë do ta falë namazin e xhumasë këtë të premte.

“Me Bashkësinë Islame do të vëmë kontakt qysh sot dhe do të koordinohemi në këtë drejtim në më të mirën e qytetarëve dhe besimtarëve në këtë rast”, ka thënë Vitia, raporton Gazeta Express.

Opsionet e MSH-së për karantina: Parku i Inovacionit dhe Qendra e Azilit

Qendra për të Huajt në Vranidoll dhe Parku i Inovacionit në Prizren, janë lokacionet që po shqyrtohen si të përshtatshme për karantinë, në rast të përhapjes së koronavirusit.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.

Asnjë rast me koronavirus, 10 pacientë janë duke u testuar

Vetëm gjatë ditës së sotme në Klinikën Infektive, që funksionon në kuadër të QKUK-së, janë paraqitur 10 raste të dyshuara me koronavirus.

Lajmin e ka bërë të ditur Naser Ramadani nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.

“Sot 10 pacientë kanë hy në punë për testim. Rezultatet pritet qe të publikohen se shpejti. Pra në orët e mbrëmjes”, ka thënë Ramadani, gjatë një konference për media.

Ramadani ka deklaruar se asnjë prej rasteve të dyshimta nuk janë dërguar jashtë vendit për ekzaminim.

“Asnjë rast i dyshimtë me koronavirus nuk është derguar në Shqiperi apo në ndonjë vend tjetër për ekzaminim”, ka thënë ai.

Ministri Vitia: Deri më tani s’ka raste të konfirmuara të koronavirusit në Kosovë

Përfaqësues të Ministrisë së Shëndetësisë bashkë me zyrtarët e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik kanë deklaruar se deri më tani në Kosovë ende nuk është asnjë rast i konfirmuar me Covid-19, ose koronavirusi.

Ministri Arben Vitia u shpreh se të gjitha institucionet shëndetësore sot do ta pranojnë qarkoren informative për koronavirusin:

1. Të kufizohet rreptësisht lëvizja e personave të paauniformuar në institucionet spitalore.

2. 2. Të gjitha institucionet spitalore t’i kenë të përgatitura vendet e veçanta për trajtim.

3. Në të gjitha institucionet e vendit të shtohet kujdesi, higjiena e të aplikohen udhëzimet e OBSH-së për Covid-19.

MUND TË JU PËLQEJNË