Të dyjat janë këngëtare, madje të dyjat repere. Flasim për Loredana Zefin dhe Taynën.

Të dy reperet janë mjaft të pëlqyera e të dyjat po korrin suksese, jo rrallë herë janë shfaqur edhe bashkë, ndonëse pritej një bashkëpunim mes tyre, por ja që rezultoi ndryshe, shkruan “Kosovarja”.

Loredana është më e dhënë pas famës e bashkëpunimeve në Gjermani, kurse Tayna realizoi bashkëpunimin e fundit me ish bashkëshortin e Loredanes, Mozzikun.

Reperet janë mjaft të përfolura edhe sa i përket pamjes së jashtme, e falë periudhës së ‘botoksit’ tanimë të gjitha po duke ‘të bukura’.

Por, botoksi nuk po i bën të duken veç ‘më të bukura’, por edhe të njëjta, vështirë se po dallohen se cila këngëtare është.

Një ngjashmëri e tillë është vërejtur edhe tek Tayna e Loredana, e sidomos tek buzët./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË