Studentët e Fakultetit të Arteve në Universitetin e Prishtinës, përballen me probleme dhe vështirësi të shumta.

Disa prej tyre i thanë Radio Kosovës se përveç hapësirave të pamjaftueshme aty mungojnë edhe mjetet e nevojshme për punë praktike. Sipas studentëve, objekti nuk i plotëson as kushtet elementare, pasi që ai nuk është projektuar për fakultet të arteve.

Studentët e Fakultetit të Arteve ankohen se kushtet e punës në objektin e këtij fakulteti janë shumë ta pavolitshme. Gjatë intervistimit ata deklaruan për Radio Kosovën se përveç hapësirës së pamjaftueshme, atyre u mungojnë edhe kushtet elementare për studime.

Fakulteti ynë nuk i plotëson kushtet elementare për mbarëvajtjen e ligjëratave, hapësirat janë minimale dhe nuk janë të dedikuara për punën që ne e bëjmë, kemi nevojë për hapësira dhe kushte me të mira brenda fakultetit, sepse në këtë gjendje që është fakulteti, nuk i plotëson nevojat elementare të studentëve.

Dekani i Fakultetit të Arteve, Agim Selimi, e pranon se objekti nuk i përmbush kushtet për studim, por ai thotë se kanë kërkuar nga Komuna e Prishtinës që t’u ndahet një parcelë për ndërtimin e objektit të ri, por ende nuk kanë marrë ndonjë përgjigjeje.

Ne kemi kërkuar nga Komuna e Prishtinës, për të na ndarë një parcelë dhe nëse na dedikon komuna një parcelë, atëherë mund të fillohet ndërtimi i objektit për Fakultetin e Arteve, i cili mund të zgjasë së ndërtuari dy apo tri vite.

Radio Kosova disa herë ka provuar të kontaktojë edhe me zyrtarë të Komunës së Prishtinës, për të marrë përgjigjeje lidhur me kërkesën për ndarjen e parcelës për këtë fakultet, por ata nuk janë përgjigjur.

MUND TË JU PËLQEJNË