Kompania e njohur “Eurokoha” përmes partnereve të saj, njërës prej kompanive më të mëdha në botë në fushën e aviacionit, kompanisë “Eurowings”, nga viti 2006 e deri në fund të vitit 2018 nga Gjermania dhe Zvicra ka sjellë në Shqipëri më shumë se 150 mijë turistë.

Po ashtu sivjet përmes kompanisë tjetër partnere “Edelweiss” po planifikohet për t’i sjellë në Shqipëri më shumë se 20 mijë turistë.

Më shumë se 150 mijë turistë nga Gjermania dhe Zvicra nga viti 2006 e deri në fund të vitit 2018 kompania e njohur kosovare “Eurokoha” i ka dërguar në Shqipëri përmes partnereve të saj, njërës prej kompanive më të mëdha në botë në fushën e aviacionit, kompanisë “Eurowings”.

Po ashtu sivjet përmes kompanisë tjetër partnere “Edelweiss” po planifikohet për t’i sjellë në Shqipëri më shumë se 20 mijë turistë.

Në bazë të të dhënave të siguruara shihet se nga Gjermania dhe Zvicra nga viti 2006 e deri në fund të vitit 2018 në Shqipëri kanë ardhur më shumë se 150 mijë turistë, derisa vetëm për sivjet numri i turistëve nga këto dy shtete planifikohet të jetë mbi 20 mijë.

Sipas informacioneve të siguruara shihet se nga Stuttgarti, Kölni për në Shqipëri deri në fund të vitit 2018 janë realizuar hiç më pak se 500 fluturime.

“Falë përkushtimit, besueshmërisë dhe shërbimit me një kualitet të lartë ne po rritemi dhe po zhvillohemi në vazhdimësi. Në synojmë që numrin e turistëve nga këto dy shtete për në Shqipëri ta rrisim në vazhdimësi.

Deri më tash ketë e kemi bërë ne si kompani, por për të arritur atë që ne e synojmë na duhet edhe përkrahje institucionale”, ka thënë Remzi Ejupi, president i kompanisë së njohur kosovare “Eurokoha”.

“Eurokoha” ndihmoi në zhvillimin e turizmit
Më tutje presidenti Ejupi thotë se kompania e tij gjatë tri dekadave të fundit ka pasur një ndikim të madh në rritjen e cilësisë së udhëtimit, por edhe të zhvillimit të turizmit si në Kosovë, ashtu edhe në Shqipëri.

Sipas tij, ky ka qenë njëri ndër prioritetet kryesore të tij si president i kompanisë.

“Ne kemi kontribuar dhe vazhdojmë të kontribuojmë në vazhdimësi për zhvillimin e turizmit si në Kosovë, ashtu edhe në Shqipëri. Aktualisht nga Zvicra, por edhe nga Gjermania për në Aeroportin e Rinasit kemi dy fluturime në javë, por numri i tyre do të rritet në vazhdimësi”, ka thënë më tutje ai.

Ejupi thotë se për të arritur atë që do i duhet edhe përkrahje institucionale nga Qeveria e Shqipërisë.

“Eurowings”-i nga 19 qershori stacionohet në Prishtinë
Kompania gjermane “Eurowings”, pjesë e njërës prej kompanive më të mëdha në botë në fushën e aviacionit “Lufthansa Group”, edhe zyrtarisht është stacionuar në vendin tonë.

Ardhja në Kosovë e kësaj kompanie me famë botërore përpos që do të krijojë vende të reja pune, njëkohësisht do të përmirësojë dukshëm edhe imazhin e Kosovës karshi investitorëve ndërkombëtarë, të cilët ia mësyjnë Kosovës për të investuar.

Në njoftimin e publikuar në medie të ndryshme botërore thuhet se “Eurowings”-i ka vendosur të hapë një bazë të re në Prishtinë, duke zgjeruar kështu shërbimet e saj në Evropën Lindore.

Aty më tutje thuhet se kompania do të stacionojë një “Airbus A319” në kryeqytetin e Kosovës nga data 19 qershor. Kështu Prishtina do të bëhet lokacioni i trembëdhjetë i “Eurowings”-it.

Linja direkte Prishtinë – Zvicër
Aty më tutje thuhet se për herë të parë “Eurowings”-i do të ofrojë lidhje direkte nga Prishtina për në Zvicër. Në të njëjtën kohë lidhjet ekzistuese me qytetet e Düsseldorfit, Munichut dhe Stuttgartit do të rriten ndjeshëm. Në total linja ajrore ofron mbi 60 frekuentime javore në dhe nga Prishtina.

Drejtori ekzekutiv i “Eurowings”-it, Thorsten Dirks, ka thënë se me më shumë se 40 milionë udhëtarë të vitit të kaluar “Eurowings”-i është shndërruar midis tri linjave ajrore pikë-për-pikë më të fuqishme në Evropë.

“Ne po e konsolidojmë këtë status duke zgjeruar rrjetin tonë në drejtimin e Evropës Lindore. Prishtina do të luajë një rol të rëndësishëm në këtë kontekst”, ka thënë ai.

E themeluar në mes të viteve të ’90-a në Prishtinë, “Eurokoha” u përket pionierëve të tregut të aviacionit të pavarur në Kosovë.

Sot “Eurokoha” dhe “Kosova Airlines” janë ndër ambasadorët që përfaqësojnë më së miri Kosovën.

“Eurokoha” është pa dyshim zgjedhja e parë për fluturime dhe për aranzhmane turistike. Për gati tri dekada tashmë klientët kanë vlerësuar mundësitë dhe besimin e vazhdueshëm që u kanë ofruar. /ZERI

MUND TË JU PËLQEJNË