Qysh nga paraqitja e saj e parë në tregun muzikor, arriti që të bëhet një nga këngëtaret më të përfolura dhe më të pëlqyera nga publiku shqiptar.

Është kjo, Engjëllusha Salihu, e cila nuk ka shumë kohë që iu bashkëngjit muzikës, mirëpo me talentin e saj, rrëmbeu vëmendjen e të gjithëve, shkruan Kosovarja.

Sikur të mos mjaftonte vetëm kjo, ajo tani posedon edhe një numër mjaft të konsiderueshëm të ndjekësve në rrjetin social, Instagram.

Ku përveç që iu rri afër adhuruesve me këngët e saj, ajo shpesh është aktive edhe në Instagram, duke ndarë gjithçka nga jeta e përditshme.

E së fundmi, ajo ka ardhë me një imazh, që e kishte realizuar në dyqanin e kunatës së saj, Leartës.

Aty shihej, se kishte veshur një palë kostume, ku e paraqitshin Engjin tejet atraktive, mahnitëse e mbi të gjitha me një bukuri mjaft të rrallë.

Siç duket, Engji jo vetëm që trashëgoi talentin për muzikë nga nëna e saj, Shyhretja, por edhe bukurinë që posedon ajo. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË