Engjëllusha Salihu është ndër këngëtaret më të reja që po i shkon shumë mirë muzika dhe menaxhimi i saj.

Në fillim u njoh si vajza e Shyhrete Behluli, mirëpo me të dëshmuar talentin e saj në këndim dhe në duete ia ka dalur që të dalë nga hija e së ëmës, shkruan Kosovarja.

Engjëllusha tani ngado që po merr pjesë po ia arrin t’ia dalë mbanë, dhe të rezultojë e suksesshme në secilën pjesëmarrje të saj.

Engi, përveç përkushtimi në profesionin e saj, po mundohet që të jetë gjithmonë përpara me modën dhe trendet e reja.

Aq bukur di ti zgjedhë veshjet dhe të bëjë kombinime në trupin e saj, sa çdo herë shfaqet e bukur dhe e zonja, ashtu edhe sikur me këtë fustan të zi që po duket porsi një princeshë, sa mund të cilësohet si fustani më i bukur që ka veshu deri më tani. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË