Nuk ka shumë vite në skenë, por për aq kohë sa i ka bërë në skenë ka rrëmbyer me të madhe zemrat e publikut.

Engjellusha Salihu e bija e këngëtares së mirënjohur Shyhrete Behlulit, është vërtetë për tu admiruar dhe duartrokitur për sukseset e saj, shkruan Kosovarja.

Hyri në skenë me dëshirën më të madhe, dhe ëndrra e saj u realizua, duke iu shpërblyer çdo mund dhe sakrifica që bën për muzikën.

Engji sa është e dhënë pas botës së artit, krijimeve artistike e performance të mbajtura në mend, është e dhënë edhe pas pamjes së saj, të cilën asnjëherë nuk mund ta shohësh të parregulluar.

Ashtu sikurse e ëma, këngëtarja simpatike po iu përshtatet shijes së publikut duke mos e ekzagjeruar shumë me rregullimet dhe duke u bërë gjithnjë e më e pranueshme.

Engji, edhe këtë herë të fundit po bënn dritë, përderisa grimi natyral dhe shkëlqimi që ka përdorur në këtë imazh po e bëjnë të veten. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË