Afërdita Demaku është ndër ata zëra që pavarësisht kalimit të kohës gjen përherë vend në zemrat e publikut.

Që nga paraqitja e parë skenike emri saj filloi të jehoi anë e mbanë trevave shqiptare, shkruan “Kosovarja”.

Sezona e verës ka qenë shumë e bujshme për këngëtaren ajo solli shumë këngë e hite të bukura, e të veçantë e bën bashkëpunimet me djalin e vajzën e saj.

Vlen të theksohet hiti ‘Bac përhajr dasma’, këngë e cila ia afirmoi familjarisht.

Por, shumicën e kohës këngët Aferdita i sjellë me vajzën Donën, e cila pos muzikës është studente në Amerikë.

E pas angazhimeve e pushimit në Kosovë, Donës i erdhi koha që të përshëndetet me familjarët e të marrë rrugën drejt Amerikës.

Tek sa ndodhen në aeroport, Afërdita përcjell vajzën dhe i shkruan këto fjalë:

“Rruga e mbarë vajzë e mbarë”./Kosovarja/.

https://www.instagram.com/p/B7OHk9ZB5Sc/?utm_source=ig_web_copy_link

 

MUND TË JU PËLQEJNË