Elvana Gjata ka bërë thirrje që të bashkuar t’i ndihmojmë ata që kanë nevojë.

Ngjarja tragjike në Shqipëri ka tronditur të gjithë, ndërsa lëvizjet tektonike kanë vazhduar gjatë gjithë ditës së sotme.

Përmes rrjeteve sociale ka reaguar edhe këngëtarja Elvana Gjata, e cila thotë se më shumë se kurrë duhet të bashkuar t’i ndihmojmë njëri-tjetrit.

“Këto janë momentet kur më shumë se kurrë duhet të jemi të bashkuar, të duam e të ndihmojmë njëri tjetrin, të jemi pranë atyre që hidhërimin e mbrëmjes së kaluar do ta kujtojnë gjatë gjithë jetës. #prayforalbania“, ka shkruar ajo. /Lajmi.net/

MUND TË JU PËLQEJNË