Këngëtari i njohur Albatrit Muqiqi dhe bashkëshortja e tij Egzona janë ndër çiftet më të dashura të publikut shqiptar.

Ata u bënë prindër në moshë të re dhe tani po shijojnë jetën me familjen e tyre pesë anëtarëshe shkruan “Kosovarja”.

Dje ishte një ditë e veçantë në familjen e tyre, ishte ditëlindja e binjakëve të tyre Erias dhe Eraldit që i mbushen 1 vitë jetë.

Në këtë ditë ata pranuan dhurata të ndryshme nga familjarë e miq të tyre, por njëra që kishte më së shumti vlerë dhe veçohet si dhurata më e bukur ishte ajo nga motrat e Albatritit, të cilat ia dhuruan një kornizë të familjes së tyre.

Për këtë befasi ishte falënderuese Egzona e cila postoj në rrjetin social, duke i falënderuar përzemersisht ato. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË