Të dyja janë fytyra publike, Ariana Fejzullahu dhe Egzona Muçiqi.

Bukuroshet janë bashkëshortet e këngëtarëve të njohur Ermal Fejzullahu dhe Albatrit Muçiqi, shkruan “Kosovarja”.

Jeta e tyre luksoze është në qendër të vëendjes, e të cilën nuk hezitojnë ta shfaqin para të tjerëve.

Të dyja të bukura, elegante dhe me shumë stil. Nuk iu mungojnë veshjet firmato, pushimet përrallore e daljet e shpeshta.

Si njëra edhe tjetra ndihen krenare dhe të lumtura me jetën që kanë, derisa kohëve të fundit duket se po bëjnë gara mes vete për pasuri.

Ariana këto ditë mori dhuratë një veturë luksoze të tipit ‘Range Rover’ nga bashkëshorti i saj Ermali.

E pas publikimit të veturës së saj, nuk ka hezituar edhe Egzona ta fotografoj veturën e saj të cilën e ndau me ndjekësit në rrjetet sociale.

Mbase ky është një ‘diss’ për Arianën, garë, konkurrencë?!./Kosovarja


 

MUND TË JU PËLQEJNË