E nisi karrierën qysh në moshë të re e më nuk u ndal.

Flasim për Edona Llalloshin e cila ka dëshmuar bindshëm talentin e saj që nga koha kur nisi këtë rrugë drejt muzikës, shkruan “Kosovarja”.

Publiku çdo herë është impresionuar me interpretimet e saj, qofshin ato solistike apo ato në bashkëpunim me vëllain e saj Milotin.

Por, kohët e fundit Edonës më gjasë nuk po i pëlqen vetëm muzika, me përditësimet e saj në rrjetet sociale shpesh pozon sikur një modele e pistave të modës.

Të flasim drejtë, nuk është keq të jetë edhe modele.

Përndryshe, Edona po shijon sukseset e projektit të ri muzikor “U bo çka u bo”./Kosovarja/.

 

 

MUND TË JU PËLQEJNË