Këngëtarja e njohur Edona Llalloshi është emër i njohur i skenës muzikore. Depërtoj në skenë që kur ishte vetëm 15 vjeçare, shkruan “Kosovarja”.

Fillimisht Edona u prezantua në skenën e festivalit të madh në “RTSH”, ku edhe u identifikua si këngëtare e talentuar.

Edona, ka kohë që është përshëndetur me festivalet, pasi është orientuar plotësisht në mbrëmje muzikore dhe në tregun e dasmave dhe ahengjeve, shkruan “Kosovarja”.

Edona së fundi shpesh përflitet edhe për pamjen e jashtme dhe stilin klasik.

Në foton e fundit, ajo shkëlqen pranë të bijes, ku të dyja janë veshur njejtë dhe duken mjaftë moderne. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË