Ditë e veçantë për Edonën Këngëtarja e njohur e skenës shqiptare, Edona Llalloshi sot feston ditëlindjen e saj të 40-të.

Me këtë rast Edona ka pranuar urime të shumta nga familjarët dhe fansat e saj, të cilat ajo i ka publikuar në Instastory.

Me muzikë Edona filloi të merrej që nga fëmijëria, si nxënëse në shkollën e ulët dhe të mesme të muzikës, për të vazhduar më pas edhe si studente e Fakultetit të Arteve, drejtimi i muzikës.

Edona vite më parë mori pjesë në shumë festivale si: ”Akordet e Kosovës”, në festivalin e 33-të në RTSH me këngën “Vajtim Dashurie”, ku u shpall debutantja më e mirë e festivalit, në vitin ’95 merr pjesë prapë në po këtë festival në Edicionin e 34-të me këngën “Kthemi ëndrrat e mia”, ku arrin deri në finale.

Në vitin 1996 ka marrë pjesë në “Show Fest”, në vitin 1997 në Festivalin “Zambaku i Prizrenit “, ku edhe e fitoi vendin e parë. E në vitin 2002 këngëtarja e shumë hiteve, fitoi vendin e dytë dhe mikrofonin e artë në “Polifest”.

Këngëtarja ka marrë pjesë edhe në Festivale tjera si “Polifest”, “Zhurma Show”, “Kënga Magjike”, “VFM”, “Netët e Klipit Shqiptar”, e shumë festivale tjera. Nga viti 1999, Edona Llalloshi filloi edhe publikimin e disa albumeve “Djali i Kosovës Trime”, në vitin 200 albumin “Mikja e parë” dhe në vitin 2003 albumin “Borxhi i Dashurisë”.

Disa prej këngëve të Edonës, të cilat dëgjohen edhe sot nga fansat, janë: “Simpatia”, këngë kjo që u përpunua nga Lumi B dhe Dhurata Dora në vitin 2017, “Kush po të pëlqen”, “Për ty po flas”, “Beatbox”, e shumë të tjera. Përveç sukseseve në punë, Edona gëzon edhe një jetë të lumtur familjare, ajo u martua në vitin 2012 me Gazmendin dhe ka dy fëmijë Doa dhe Nurin.

 

MUND TË JU PËLQEJNË