“Thonë se gjerdani më i bukur në qafën e nënës janë duart e fëmijëve që e rrethojnë me dashuri”.

E sot këngëtarja Edona Llalloshi ka qenë thuajse tërë ditën me gjerdanin më të bukur rreth qafës, këngëtarja ka përjetuar disa momente të lumtuara bashkë me dy fëmijët e saj, shkruan “Kosovarja”.

Këto momente Edona nuk hezitoi t’i ndajë me ndjekësit e saj, të cilët i dhanë komplimente të shumta.

Ndryshe Edona njihet si një këngëtare që i ka qëndruar besnike pamjes së saj të jashtme, duke ruajtur origjinalitetin e saj të përhershëm.

E duke parë këto fotografi me dy të vegjëlit e saj , mund të shohim se të dy fëmijët i ngjajnë aq shumë asaj./Kosovarja/.

MUND TË JU PËLQEJNË